Analisti Skënder Minxhozi, në emisionin “Real Story” në ABC ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se ka shkelur të gjitha ligjet, dhe se është ende në rolin e tij të vjetër.
“Për arrogancën e SPAK, jam dakord që është një temë që mund të diskutohet. Por mbrojtje Berishës nuk e besoj. SPAK-u po heton politikanin më të lartë të shpallur non-grata nga SHBA. Kjo është një ngjarje e vjetër, një dosje gati dy dekada”, u shpreh Minxhozi.
Skënder Minxhozi: Ky person nuk ka dëshmuar kurrë në drejtësi, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjet. Ka bërë luftë me më shumë se sa një prokuror të përgjithshëm dhe është ende në rolin e tij të vjetër. Tre instanca shumë të larta të këtij vendi thotë nuk janë të mjaftueshme. Edhe për arrogancën e SPAK mund të flasim. Dhëndri i Berishës është mbajtur padrejtësisht në atë masë sigurie dhe ka dalë në një masë tjetër. Mund të ketë humor qëndrime subjektive, pretendime të palëve në raport me procese apo akuza të ndryshme të ngritura nga SPAK, por i kemi të ekzekutuara. Nëse ne gjejmë një pikë tjetër referimi përveçse asaj që quhet procedurë, jemi në kallamishte”, tha ai, duke shtuar: “Drejtësia në Shqipëria nuk ka vepruar më shumë se ç’duhet, ka vepruar më pak se ç’duhet.
Nga ana tjetër, analisti Artur Zheji tha se ish-kryeministri ka ndjekur gjithmonë rrugën, sulmo, nënshtro dhe fito.
Sa i përket procedurave të SPAK, Zheji u shpreh: ‘në vend të bëhej një penallti e pastër, u bë një rrëmujë para portës’.
Artur Zheji: Janë dy elementë, momenti i parë është që Berisha jeton në një dimension paralel të tijin dhe ka një stil që nuk e ka ndryshuar në këto 30 vite… Sulmo, nënshtro, fito. Piramida, ’97 sulmi kundër Kryeministrisë që Prokuroria nuk pa gjë. Jemi vendi më i turpshëm në raport me drejtësinë.
Kemi drejtësi që ka dhënë prova kalbësie të frikshme, nënshtrim ndaj politikës, veçanërisht ndaj doktorit. Është rasti, tani. Beteja finale. Kjo drejtësi e reformuar ndeshet me betejën më të madhe, pasi është personi që ka bërë akte anti shtet më shumë se çdokush tjetër. Në një moment të caktuar ky vend do të thotë, do të bëj çfarëdo ligji. Si ka mundësi që në skenën e parë me doktorin, bëhet një lapsus, tre janë mundësi, arroganca që nuk e besoj, një ndihmë e fshehtë për doktorin, dhe e treta ishte mungesa përgatitjeje për të kërkuar hapin. Në vend të bëhej një penallti e pastër, u bë një rrëmujë para portës. Mund të shkojë në marterizimin e doktorit dhe kjo do të ishte një humbje për drejtësinë. Fakti që ka bindur të vetët për të votuar jo, do të thotë që këtu diçka po ndodh. Do të dilet në tezën, “t’i Sali je hero”.
/f.s