• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarmi, fëmijët 9 vjeç rezultojnë përdorues droge/ Mjekja: Problemi s’janë më familjet në krizë

by A R
26/12/2024 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në bisedën në emisionin “Shije Shtepie” në Tv Klan, mjekja Suela Xhufi përshkroi një panoramë alarmante të përdorimit të substancave të dëmshme nga të rinjtë shqiptarë. Ajo ndau të dhëna tronditëse, duke theksuar se fenomeni i përdorimit të alkoolit, cigareve dhe drogës ka pësuar një ulje të moshës prej kur fillon.

Xhufi tha se në vitet e fundit ka pasur një rritje të numrit të fëmijëve që fillojnë përdorimin e këtyre substancave që në moshën 9-vjeçare. Problemet nuk lidhen më vetëm me familjet në krizë, por ndodhin edhe në ato mesatare, ku mungesa e vëmendjes prindërore është një nga faktorët  që ajo veçon.

Suela Xhufi: Në qoftë se ne para 5-6 vjetësh cigaren e parë, alkoolin e parë e kishim 11 vjeç, unë kam  pasur pacientë  që kanë filluar 9 vjeç. Kemi një barazim të sekseve, femra-meshkuj, pra femrat kanë filluar të përdorin jo vetëm drogën por edhe alkolin, pavarësisht se femrat kanë një nivel më të ulët tw ardhjes së të kërkuarit ndihmë se e menaxhojnë më mirë se meshkujt këtë lloj pjese ose sepse ndoshta është opinioni dhe nuk vijnë shumë femra, meshkujt vijnë më shpesh. Ne i shikojmë në rastet e rënda që është rritur numri i përdorimit te femrat, pra kemi njëfarë barazimi.

Katerina Trungu: 9 vjeç?! Nuk ma merrte mendja kurrë që do e dëgjoja një gjë të tillë.

Suela Xhufi: Ka pasur shumë raste, 9 vjeç, jo vetëm të alkoolit por edhe të marijuanës, cigares së parë.

Agida Koçi: Janë fëmijë që vijnë nga një situatë rruge?

Suela Xhufi: Jo, janë fëmijë që vijnë nga familje shumë të shëndetshme. Janë fëmijë nga familje…ky është problemi. Nëse deri dje kemi pasur fëmijë nga familje që prindërit janë ose të divorcuar, ose pa  një prind, familje në varfëri ekstreme ose shumë të pasura, tani kemi familje mesatare, kemi familje që janë prindër shembullorë. Problemi qëndron te mosqenia prezent gjatë ditës me fëmijët, të paktën unë këtë emër mund t’i vë.

Katerina Trungu: Dhe kur trokasin këta fëmijë te dera e mjekut  për ndihmë në moshë kaq të hershme…

Suela Xhufi: Ata trokasin në moshë jo të hershme, jo 9, ata trokasin në moshën 15-16 vjeç kur kanë filluar t’i përdorin të gjitha.

Next Post
“Asma po vdes”- The Telegraph: Gruas së Bashar al Assad i është rikthyer leucemia, çfarë i kanë thënë mjekët në Moskë

“Asma po vdes”- The Telegraph: Gruas së Bashar al Assad i është rikthyer leucemia, çfarë i kanë thënë mjekët në Moskë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In