Rregullorja e re e Kuvendit duket se i ka trembur deputetët e opozitës dhe kryesisht ata të Rithemelimit, që kanë si plan kaosin në seancat plenare dhe Komisione.
Gazment Bardhi dhe 44 deputetë të opozitës (nga Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe partitë aleate), i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve të njëanshme në Rregulloren e Kuvendit.
Rregullorja e re e Kuvendit parashikon përjashtim të deputetëve deri në 60 ditë të cilët kryejnë akte dhune.
Argumentet kryesore të kërkesës janë si më poshtë:
- Dispozita e Rregullores që vendosin përjashtimin për 30 – 60 ditë të deputetit, duke i ndaluar edhe të kryej cdo lloj veprimtarie si anëtar i Parlamentit shkel në mënyrë flagrante një sërë të drejtash që deputetit i garantohen nga Kushtetuta dhe ligji. Praktikisht kjo dispozitë nënkupton pezullimin e deputetit nga detyra. Pezullimi nga ushtrimi i një funksioni publik është masë ndaluese që jepet nga gjykata në kuadër të një procesi penal, por edhe në atë rast pezullimi i deputetit është shprehimisht i ndaluar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale.
- Dispozitat e Rregullores nuk ndalon vetëm ushtrimin e funksioneve të caktuara të deputetit, por lë pa përfaqësim qytetarët që kanë zgjedhur deputetin subjekt i masave disiplinore, në shkelje flagrante me nenin 71 të Kushtetutës.
- Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit shkelin kriteret e përcaktuara nga neni 17 i Kushtetutës sa i përket kufizimit të të drejtave, përkatësisht kriterin e ligjshmërisë, interesit publik dhe proporcionalitetit. Ndryshimet përmbajnë paqartë dhe terminologji evazive, duke i krijuar mundësi mazhorancës që t’i përdorë këto mekanizma në mënyrë arbitrare për të ndëshkuar sjelljet që ato i konsideron të papëlqyeshme të deputetëve të opozitës.
- Këto ndryshime nuk janë frymëzuar nga asnjë interes publik apo qytetar, por vetëm nga interesi politik për të shuar zërin e deputetëve opozitarë, sic pranohet në relacionin e propozuesve dhe raportin që ka miratuar Këshilli i Mandateve. Masat disiplinore 30 – 60 ditë, veçanërisht parashikimi i pezullimit të ushtrimit të detyrës gjatë kësaj periudhe, është një masë tërësisht disproporcionale.
- Organi që merr vendimet për masat disiplinore është një organ politik, i drejtuar dhe me shumicë nga mazhoranca, që nuk ofron asnjë lloj garancie sa i përket pavarësisë, paanshmërisë dhe objektivitetit në vendimmarrje. Mungesa e këtyre garancive rrezikon ta shndërrrojë Rregulloren e Kuvendit në një mjet arbitrar në duart e mazhorancës për të ndëshkuar deputetët e opozitës. Në këto kushte cënohet edhe e drejta për proces të rregullt ligjor, e garantuar nga neni 42 i Kushtetutës dhe neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
- Ndryshimet në Rregullore cënojnë parimin e shtetit të së drejtës dhe hierarkisë së normave, parashikuar nga neni 81 i Kushtetutës, pasi ato vijnë në kundërshtim me Kodin e Procedurave Administrative dhe Kodin e Procedurës Penale. Konkretisht, dispozita e Rregullores që sanksionon pezullimin e ushtrimit të funksionin të deputetit vjen në kundërshtim me nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndërsa dispozita që parashikon se ankimi nuk pezullon automatikisht vendimin e Sekretariatit për Etikën, vjen në kundërshtim me nenin 133 të Kodit të Procedurave Administrative. Rregullorja është një akt që miratohet me 71 vota, ndërsa ligjet e mësipërme miratohen me 84 vota, prandaj Rregullorja duhet të jetë detyrimisht në përputhje me këto akte, në përputhje me parimin kushtetues të hierarkisë së normave, parashikuar nga neni 81 i Kushtetutës.
- Mazhoranca ka shkelur afatin 7-ditor të përcaktuar nga neni 83, pika 2, e Kushtetutës dhe neni 28 i Rregullores së Kuvendit sa i përket shqyrtimit dhe miratimit me procedurë të përshpejtuar të një vendimi, pasi ndryshimet në Rregullore u miratuan pa kaluar akoma ky afat.
/a.r
Na cenohen te drejtat thone rrugecerit! Po cilat te drejta, per te shkaterruar e djegur Kuvendin, per te perdorur mjete te rrezikshme, per te sulmuar kundershtaret fizikisht? Nese GJK ju jep te drejte, duhet t’i ndryshohet emri e quhet Gjykata e Anarkise.
Sheeeet bardha travestiti cka kujtoni ju se jeni ne gaza e jo ne parlamentin e shqiperise. Mire se shan me liber shpijet shpifni e fyeni por doni me hjell tymce neser hidhni edhe bomba se hamasi ikni se jeni turpi i partis demokratike, eshte pak dy muaj duhet te pastrohet partia demokratike nga kamikazet, nuk vijm ne pushtet me ju edhe shkodren e humbet, bastionin kryesor se nuk punuat gje per 30 vjet. Shikoje cfar po van beci , sa bete ju per tridhet vjet
Sheeeet bardha travestiti cka kujtoni ju se jeni ne gaza e jo ne parlamentin e shqiperise. Mire se shan me liber shpijet shpifni e fyeni por doni me hjell tymce neser hidhni edhe bomba se hamasi ikni se jeni turpi i partis demokratike, eshte pak dy muaj duhet te pastrohet partia demokratike nga kamikazet, nuk vijm ne pushtet me ju edhe shkodren e humbet, bastionin kryesor se nuk punuat gje per 30 vjet. Shikoje cfar po van beci , sa bete ju per tridhet vjet