Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka është përgjigjur aludimeve se vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi do e pasojë në politikë babain e saj. I ftuar në ftuar në emisionin “Kjo Javë” ne news 24, Paloka hodhi poshtë këto dyshime, duke thënë se janë fantazi të nxitura.
Ndër të tjera, ai tha se vetë Argita Malltezi e ka sqaruar pozicionin e saj në PD.
Pjesë nga intervista:
Ju e njihni mirë zotin Berisha dhe i keni qëndruar pranë. Në këto kushte si ju duket Berisha në raport me mbështetësit e tij?
Mbase nuk duhej ta thoja, por mendoj se me këtë që po bëjnë me Berishën po bëhet favori më i madh. Praktikisht Shqipëria është vendi i dytë në Evropë, pas Rusisë që kërkon të burgosë kryetarin e opozitës. Kështu e sheh Evropa.
Ka shumë nga ata persona që mendojnë se Berisha duhet të largohet. Pati aludime se mund të jetë e bija, Argita Malltezi, e cila do e pasojë. Ju do e përshëndesnit?
Malltezi e mbajti vetë pozicionin e saj. Edhe po ta mendonte të ishte aktive në politike, nuk ka qenë kaq publike me një dalje në emision. Ajo vetë e sqaroi pozicionin e saj. Dua të theksoj se Argita ka qenë pjesë e PD-së dhe studente e Dhjetorit. Janë fantazi të nxitur nga një burim.
Si e mendoni rezultatin e këtij komisioni për Berishën?
Mendoni se do thyejnë vendimin e Ramës? Jo! Rama ka dëshirën perverse dhe ti poshtërojë rivalët. Ti kërkon një të drejtë kushtetuese, ai ta heq. Çështja më të drejtë opozita nuk ka pasur ndonjëherë. Kjo kauzë u mbështet nga të gjithë, edhe nga ndërkombëtarët.
Do ishte gati opozita për zgjedhje?
Jo, pasi nuk ka zgjedhje dhe as drejtësi. Rama nuk të lë të bësh zgjedhje, dhe as drejtësi nuk ka.
Kam bindjen se ky do të jetë viti i fundit i Ramës në qeveri. Arsyen do e tregojë koha./m.j