Kur kanë kaluar 42 vjet nga vdekja e ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, krahut të djathtë të Enver Hoxhës autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) deklasifikon mbi 30 mijë faqe dokumente nga arkiva e ish-Sigurimit, të cilat janë krijuar për të dhe familjarët e tij. Këto dokumente të deklasifikuara janë në shërbim të studiuesve.
Për historiografinë komuniste Mehmet Shehu, Kryeministri i Shqipërisë prej më shumë se 3 dekada nga besnik i partisë së punës, duke u gdhirë 18 Dhjetori i vitit 1981 kur u gjet i vrarë në shtratin e tij u kthye nga mjetet e propagandës së kohës në bashkëpunëtor të disa agjenturave të huaja.
Kjo ngjarje e atij Dhjetori 42 vite me parë u pasua nga ajo e djalit Vladimir dhe bashkëshortes, Fiqerete Shehu. Të gjitha vdekje të në dokumentet zyrtare të kohës u paraqitën si vetëvrasje.
Përveç dokumenteve të proceseve hetimore e gjyqësore të gruas dhe fëmijëve të ish-Kryeministrit, dokumentet që deklasifikohen mbajnë informacione të krijuara nga Drejtoria e Parë e ish-Sigurimit të Shtetit në lidhje me aktivitetin e ish-Kryeministrit, komente rreth vetëvrasjes, regjistra të internim-dëbimeve, të krijuara pas vdekjes së Kryeministrit, në Janarin e vitit 1982 dhe të mbyllura në vitit 1990.
Mes 30 mijë faqeve të deklasifikuara janë disa nga mendimet e diplomatëve të përfaqësive perëndimore, të cilët janë survejuar nga ish-Sigurimi i Shtetit. Bisedat e bëra mes tyre i shoqëron shqetësimi se nuk po dalin dot ne konkluzione të sakta mbi shkaqet e ngjarjes ndërsa këto dilema ua kanë komunikuar edhe shtetasve shqiptarë me të cilët mbanin kontakte pune e shërbimi.
Në një raport dërguar Komitetit Qendror thuhej se: “Disa persona bëjnë supozime se: “Mehmet Shehu ka kryer shkollën e Fultzit dhe duhet të jetë rekrutuar që në atë kohë, prandaj kjo punë i ka rrënjët e thella…”
Pavarësisht që për ketë ngjarje është shkruar shumë ndërkohë që ish-drejtues të strukturave të Policisë Sekrete të kohës kanë nisur të flasin me siguri për vrasjen e Mehmet Shehut misteri vijon./Klan News
Enveri Saliu kane nje te perbashket.Kane qene vrases te demokracise