Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 7 të rinjtë e arrestuar në kuadër të operacionit policor “Reset”.
Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;
Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë
Laurent Likaj, 37 vjeç, banuses në Vlorë
Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos.
Ata janë njohur me masën e sigurisë. Prokuroria e Vlorës ka kërkuar për të 7 të arrestuarit masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa avokatët mbrojtës kërkuan një masë më të lehtë sigurie. Mbi ta rëndojnë veprat penale “Kultivim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i lëndëve narkotike” “Grup i strukturuar kriminal”. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Eranda Cufo.
Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa në formë boçeje, me peshë totale 500 kilogramë. Gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, 4 automjete dhe 8 celularë.
Droga kishte për qëllim trafikimin drejt shtetit turk. Ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal që janë shpallur në kërkim., ndërsa hetimi vazhdon.
/f.s