Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha në një intervistë për Euronews Albania se PS do të votojë lidhur me imunitetin e Sali Berishës pasi këshilli i mandatave të vendosë dhe në varësi të provave të SPAK.
Spiropali u shpreh se sfida që Berisha i ka bërë drejtësisë është i paprecedentë ndaj tani ai duhet të përballet me një proces të rregullt ligjor.
“Ne besojmë ndryshe nga Berisha te procesi i rregullt ligjor, se njerëzve nuk duhet t’ua bësh gjyqin në publik, ne nuk bëjmë gjyqe popullore, Berisha e ka bërë këtë gjatë gjithë jetës së tij politike. Ai që nuk ka lënë gjykatës, prokuror, politikan pa akuzuar është sot përballë një testi shumë të fortë;
të dalë para institucioneve të drejtësisë për t’u përgjigjur apo do vijojë të shkatërrojë, të djegë parlamentin apo proceset demokratike. Asnjë deputet nuk i ka asnjë borxh dhe as Shqipëria. Ne nuk jemi bërë barrierë për drejtësinë për askënd, as jashtë dhe as brenda PS”, tha Spiropali.
/f.s