Analisti Frrok Çupi ka deklaruar në emisionin “Real Story”, se ish-kryeministri Sali Berisha do të ketë një i burgosur i përjetshëm, për arsye të veprave që ne i shohim mbi dhe.
Ai ka theksuar se kjo çështje do të mbyllet deri në fillim të vitit që vjen dhe do shikojmë drejtësinë.
“Ndodhemi në pozita kur po e shikojmë drejtësinë dhe aq më tepër SPAK për arsye të disa akteve të forta që do të zhvillohen dhe besoj që do të mbyllet kjo gjë deri në fillimin e vitit që vjen, sepse nuk është ngjarje e vogël, është ngjarja më e madhe që i ka ndodhur shtetit, ku presidenti dhe kryeministri do të jenë prapa hekurave të burgut për shumë vite.
Nuk dimë deri kur do të shkojë kjo punë, mund të shkojë deri në burgim të përjetshëm, unë mendoj që Berisha do të jetë i burgosur i përjetshëm për arsye të atyre veprave që ne i shohim mbi dhe. Por akti është i sotëm, çfarë zhvillon drejtësia më vonë është një gjë që do ta shohim hap pas hapi”, tha Çupi./m.j