• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kurti, thirrje SHBA-BE: Përkëdhelja e autokratëve s’funksionon. Marrëveshja me Serbinë duhet të mbrohet nga ata që e sollën

by Java News
13/12/2023 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duhet të mbrohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa akuzoi Beogradin për shkelje të saj pa pasoja.

Ai i bëri këto komente gjatë një debati të organizuar nga Këshilli Atlantik, më temën “Kthimi në rrugën e duhur: Zhbllokimi i ardhmërisë euroatlantike dhe zhvillimore të Kosovës”.

Kryeministri Kurti tha se normalizimi i marrëdhënieve ka nevojë për normalizimin e Serbisë në kuptimin demokratik dhe evropian të fjalës.

“Dhe e gjithë kjo jo vetëm sepse nuk duhet kundërshtuar anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, por sepse Kosova dhe Serbia duhet të jenë në gjendje të jetojnë krah për krah si fqinjë normalë me marrëdhënie të mira fqinjësore evropiane”, tha ai, duke theksuar se për këtë arsye e kishte mirëpritur letrën e Presidentit amerikan Joe Biden në vitin 2021, që e vendosi njohjen e ndërsjellë në qendër të një marrëveshjeje të ardhshme të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Përballë pushtimit rus të Ukrainës, komuniteti Atlantik kërkoi pajtimin me më pak. Në vend të një marrëveshjeje përfundimtare të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, qeveritë kërkuan një marrëveshje në rrugën drejt normalizimit, të përqendruar në njohjen e ndërsjellë de facto. Natyrisht, qeveria jonë është për dialog, dhe në çdo rrethanë ne angazhohemi vetëm për marrëveshje që çojnë më tej interesat e Kosovës dhe forcojnë shtetësinë tonë dhe që nuk e pakësojnë apo dëmtojnë atë”, tha kryeministri Kurti.

Kosova dhe Serbia u pajtuan më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër për një marrëveshje normalizimi të mbështetur në një plan evropian që nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë, por kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Marrëveshja kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese dhe parasheh përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Më 26 tetor udhëheqësit e Gjermanisë, Francës e Italisë dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian takuan ndarazi në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të diskutuar rrugën përpara drejt normalizimit, duke i kërkuar Kosovës themelimin e Asociacionit, ndërsa Serbisë, njohjen de fakto të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ishte i gatshëm të nënshkruante propozimin, por akuzoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç se refuzoi të nënshkruante.

Presidenti serb tha ndërkaq se propozimi paraqet bazë të mirë për bisedime të mëtejme, por hodhi poshtë çdo mundësi të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri Kurti nuk foli sot për Asociacionin, por kritikoi diplomacinë perëndimore për “përkëdhelje” të presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

“Nëse ka ndonjë mësim për të nxjerrë nga lufta në Ukrainë, ai është se ‘përkëdhelja’ e autokratëve nuk funksionon kurrë. Ata e marrin bujarinë e treguar ndaj tyre si një shenjë dobësie, frike ose të dyjave. Ata, për fat të keq, kuptojnë vetëm qëndrueshmërinë dhe forcën demokratike. Por në vend të shkopinjve, presidentit të Serbisë i janë ofruar karota. Sa më shumë telashe të bëjë në rajon, aq më shumë para kërkon dhe merr nga BE-ja. Sa më shumë të lëvizë drejt Rusisë dhe Kinës, aq më shumë Bashkimi Evropian e ndjek me fonde. Ndërkohë, që prej ardhjes së tij në pushtet, Serbia vetëm sa është rikthyer në autokraci”, tha kryeministri Kurti.

Megjithatë ai tha se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në bisedime.

“Tani kemi një marrëveshje që duhet mbrojtur nga ata që e kanë sjellë. Nuk mund të ndodhë që një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme të shkelet pa pasoja. Megjithatë, Serbia ka shkelur në shumë raste pa asnjë pasojë”, tha kryeministri Kurti.

Serbia i ka shpallur integrimet evropiane si aspiratë të saj, por kë refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes që u jep Kremlini pretendimeve të Beogradit ndaj Kosovës, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë.

Kryeministri Kurti tha se Kosova është një histori suksesi e ndërhyrjes së NATO-s nga njëra anë dhe e shtetndërtimit demokratik dhe zhvillimit socio-ekonomik nga ana tjetër.

“Të përdorësh Kosovën si precedent për të justifikuar ndërhyrjen diku tjetër, siç po bën Kremlini, nuk është gjë tjetër veçse një sulm i drejtpërdrejtë ndaj së vërtetës, njerëzimit dhe arsyes. Një gjë e tillë tregon një shpërfillje të plotë të ligjit ndërkombëtar dhe përgjegjësisë për të mbrojtur, si një normë ndërkombëtare që kërkon të sigurojë që bashkësia ndërkombëtare të mos dështojë më kurrë në ndalimin e krimeve të mizorive masive të gjenocidit, krimeve të luftës, spastrimit etnik dhe krimeve kundër njerëzimit”, tha kryeministri Kurti.

Bashkimi Evropian ua ka bërë të qartë Kosovës dhe Serbisë se zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve është kusht për përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane./ VOA

Next Post
Çupi: Kush ndjek Berishën e ka vendin në burg. I kthehet Hoxha: Nuk pranoj këshilla nga dikush që ka qenë pjesë e sistemit

Çupi: Kush ndjek Berishën e ka vendin në burg. I kthehet Hoxha: Nuk pranoj këshilla nga dikush që ka qenë pjesë e sistemit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com