Policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij për të cilën kishte thënë më herët se ishte vetëvrarë.
Ahmed Mustak u arrestua për vrasjen e 32-vjeçares Sharmin Sultana, krim që u zbulua vetëm falë një vizatimi të bërë nga vajza e madhe e çiftit.
Autoritetet që në momentet e para kishin dyshime për vërtetësinë e deklarimeve të Ahmed, pasi ai raportohet se e dhunonte bashkëshorten.
Vdekja ndodhi më 7 mars në lagjen “Sestri Ponente” të Xhenovas . Fillimisht u mendua për vetëvrasje, por edhe familja e gruas kishte shprehur dyshime për bashkëshortin. Sharmin Sultana ra nga dritarja e shtëpisë së saj, teksa i shoqi i cili ndodhej brenda i tha policisë së nuk pa gjë pasi ishte shtrirë në shtrat.
Sipas deklarimeve të fëmijëve të moshës 7 dhe 10 vjeç, babai i tyre shpesh e godiste nënën sepse ajo rrinte në telefon dhe bënte video në TikTok.
/a.r