Pjesët dhe montimi i celularit më të ri Galaxy S7, i cili po tërheq vëmendjen e miliona të pasionuarve ndaj tekonologjisë, kushtojnë të gjitha bashkë 255 USD për kompaninë koreane Samsung.
Ky është konkluzioni i ekspertëve, të cilët llogarisin se pjesa më e kushtueshme është procesori Snapdragon 820 (62 USD), nërkohë që kamera kushton 14 dollarë, kurse i gjithë procesi i montimit kushton vetëm 5 dollarë, shkruan Javanews.
Galaxy S7 kushton 1 USD më pak se paraardhësi i tij i para dy viteve Galaxy S5. Nënvizojmë se kostoja nuk përfshin shpërndarjen, reklamat dhe kostot e programeve që celulari ka brenda.