Vetëvendosje, përmes një deklarate për media, të cilës thotë t’i ketë bashkëngjitur edhe dokumente, insiston për skandalin e korrupsionit në Sistemin e Sigurimeve e Shëndetësore, transmeton Koha.net.
Ky skandal, thotë deklarata, është vetëm një nga shembujt se si funksionon mentaliteti qeverisës i pushtetarëve aktualë, të cilët VV i quan kriminelë, hajna e mashtrues.
Në këto dokumente, sipas VV-së, gjendet kontrata e nënshkruar nga Ymer Shahini në emër të kompanisë PRINTEC, , dhe kjo, sipas VV-së është mohuar nga ish – ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.
VV këmbëngul se, ashtu siç ishte thënë në konferencën e saj të se dieles, në këtë kontratë është edhe nënshkrimi i ish ministrit të Shëndetësisë Ferid Agani dhe sekretarit të përgjithshëm të ministrisë, Gani Shabani. Kjo kontratë ka vlerë afër 1.5 milion euro, dhe ka të bëjë me zhvillimin e Sistemit të Sigurimeve Shëndetësore (SISH), përkujton VV.