Goli i parë i takimit u shënua nga Doucoure në minutën e 54, teksa Dobbin “vulosi” gjithçka në të 90+2 minutë. Everton shijon kështu suksesin e tretë radhazi dhe me 13 pikë del nga zona e ftohtë duke u pozicionuar në vendin e 17-të, paçka dhjetë pikëve të zbritura për shkak të parregullsive financiare.
Nga ana tjetër, Chelsea pëson humbjen e dytë radhazi (u mundën nga Man. United) dhe me 19 pikë pozicionohet në vendin e 12-të.