Antonio Conte do t’i bëjë të ditur zyrtarisht presidentit të Federatës Italiane, Carlo Tavecchio, se ai nuk do të vazhdojë me kombëtaren pas përfundimit të Euro 2016, për të shkuar në Londër, te Chelsea. Prej disa ditësh është bërë e ditur se Conte ka rënë dakord me klubin anglez, por nuk ka pasur njoftim zyrtar nga asnjë prej palëve.
Shtypi anglez shkruan se sot trajneri do të njoftojë presidentin, duke i hapur rrugë edhe kërkimit për trajnerin e ri të të kaltërve.
Bërja zyrtare e lajmit i intereson edhe klubit anglez, pas presidenti Roman Abramoviç dëshiron që të mos ketë më mister mbi të ardhmen e skuadrës, çka nuk është pritur mirë nga tifozët.