• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eri i Gërdecit

by Rudina Xhunga
14/03/2016 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga

Nesër, është 15 mars. Si sot, 8 vjet të shkuara, Eri Durda, i lutej të vëllait, Geraldos, t’i jepte biçikletën. I vëllai nuk pranonte, se 8-vjeçarit nuk i arrinin këmbët. Dinte ta ngiste, po rrëzohej dhe ia gërvishte. Ndaj i vogli, i lutej gjithmonë dhe i madhi nuk ia linte asnjëherë.

Këtë sherr bënë dhe atë 14 mars, ditën e verës.

Të nesërmen, në datë 15, kushëriri i kërkoi të shkonin bashkë te fabrika, për t’i çuar ushqimin nënës së tij. “Merr biçikletën, -i tha, -e ngas unë dhe ti hip pas”.

Eri aq donte. Geraldo flinte. Kur të zgjohej ai, biçikleta do të qe në vend. Një xhiro deri në fabrikë dhe vrap në shtëpi. Por në shtëpi nuk u kthye më kurrë.

Pasi çuan bukën dhe po ktheheshin, kushëriri në timon, Eri pas, fabrika shpërtheu. Flaka i kapi fëmijët në biçiklete. I ndoqi dhe i dogji. Eri shpëtoi kushëririn me trupin e tij të njomë. Flaka dogji atë, ndërsa djali që ngiste biçikletën u dogj vetëm në kokë, sepse Eri qe më i vogël dhe nuk arrinte dot ta mbulonte të gjithin.

Atë ditë që Zamira Durda gjeti të birin duke dhënë shpirt, vdiq edhe ajo.

Nëna e dy fëmijëve të tjerë është gjalle, por nëna e Erit, iku bashkë me djalin e vogël. Kur ai i tha, para se të mbyllte sytë, mami më fal, që mora biçikletën pa leje, i plasi shpirti. Eri po e linte këtë botë, fare pa faj, por kërkonte falje.

Kaq ka kërkuar edhe Zamira, këta 8 vjet, qe dikush t’i kërkojë falje.

I morën djalin e vogël, atë që e ka ende dhomën e paprekur, me lodrat e fëmijërisë, me çantën e shkollës, me detyrat me 10-ta, atë që qeshte dhe e bënte te qeshte. Atë që ia thau lotët dhe ia ngriu vështrimin te dera.

Atë që një natë pas varrimit, i doli në ëndërr vëllait për t’i treguar ku kishte mbetur biçikleta e djegur. Geraldo shkoi të nesërmen dhe biçikleta ishte vërtet aty. Shpirti i Erit nuk ikte, pa kthyer biçikletën që solli fatkeqësinë.

Njeriu fajëson veten, çdo send, çdo pafatësi, kur ndodh një gjëmë, fajëson kë të gjejë dhe kë t’i dalë para. Edhe Zamira Durda, mund të kapej me biçikletën, siç do të bënte çdo grua e zakonshme, por Zamira nuk është e tillë. Ajo nuk ka pasur asnjë mëdyshje qyshkur varrosi të birin. I premtoi qe do gjykoheshin ata që e vranë të voglin. Dhe ata, për të, janë shteti.

Ka 8 vjet, që nuk lë gjyq pa shkuar, nuk dorëzohet, nuk trembet, nuk lëshohet, nuk kthehet pas.

Humbet dhe prapë nis nga e para. Ka vetëm një dilemë, shteti apo pushteti ia vrau fëmijën? Sepse pushteti u ndërrua, këta që erdhën i patën premtuar ndryshe. Dhe po sillen njësoj. I kanë lënë të kuptojë që vdekja e djalit të saj, është e rrethuar nga sekrete shtetërore, nga interesa kombëtare..

A mund t’ia thuash këtë një nëne? Jo, ti mund t’ia thuash, por mos prit që të të besojë, aq më pak të të mirëkuptojë dhe të largohet kokulur te fëmijët e tjerë. Sepse nëse e beson që ajo do të sillet kështu, atëherë nuk e njeh Zamirën, atë gruan që nuk pret mëshire, dëmshpërblim, as vetëgjyqësi, ajo do drejtësi. Do që dikush ta shohë në sy dhe t’i thotë, më fal. Për atë të voglin që si sot, 8 vjet më parë, po grindej te shkallët e shtëpisë, për biçikletën. Ja këtë bën Zamira, çdo datë 14. Kur ne të gjithë festojmë ditën e verës, ajo ulet te shkallët dhe kujton. Çfarë ka bërë për herë të fundit me Erin, në datë 14 të vitit 2008. Sonte në mbrëmje, do e kem në Dritare. Do e kujtojmë bashkë Erin që tha më fal, kur iku nga kjo botë, nëpër flakë. Erin e Gërdecit./dritare.net

Next Post

"Mos më braktisni, s'mund t'ja dal dot"/ Thirrja e Edlirës, nëna që theri 3 vajzat e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In