“Duhet të jemi në paqe me shqiptarët, boshnjakët, kroatët e mbi të gjitha me veten”. Këtë e ka deklaruar politikani serb Çedomir Jovanoviç.
“Duhet të veprojmë ndryshe”, tha Jovanoviç duke shtuar se “Evropa është një emër tjetër për paqen”.
Politikani serb shtoi se fëmijët e lindur në Serbi duhet të jenë brezi i parë që kanë lindur në paqe dhe që duhet të jetojnë në paqe.
Presidenti i Partisë Liberal-Demokratike në Serbi, njoftoi se do të hyjë në zgjedhjet e reja në Serbi që do mbahen më 17 dhjetor nën sloganin “Duhet ndryshe” dhe me një fushate në të cilën synon t’ua tregojë qytetarëve serbë të vërtetën për Kosovën e pavarur.
“Serbët dhe shqiptarët, shqiptarët dhe serbët mund dhe duhet të jetojnë në Kosovë, sepse ajo është e vetmja Kosovë, Kosovë për të gjithë ne dhe për të gjithë fëmijët tanë”, ka shkruar Jovanoviç.
/f.s