Festa e Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit ka filluar që në orët e para të mëngjesit.
Kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini në një intervistë për Ora News uroi të gjithë shqiptaret dhe tha se festa në Elbasan do të zgjasë gjatë gjithë ditës.
Sejdini: Me këtë ras uroj uroj për Ditën e Verës jo vetëm qytetarëve të Elbasanit por të gjithë qytetarëve të Shqipërisë pasi ajo u bë tashmë festë kombëtare. Elbasani sot është në festë. Festa ka filluar disa ditë përpara, ka vazhduar me festivalin e këngës popullore me panairin e ditës së verës dhe shumë gjëra të tjera.
Festimi është tradicional. Një gjë është për tu shënuar, kanë qenë mijëra sqytetarë që kanë ndjekur festivalin mbrëmjen e djeshme. Një ditë që kërkon më shumë respekt për njëri-tjetrin më shumë punë, më shumë shëndet.
Mbrëmë ka qenë nata e verës, e cila festohet në familje, sot është dreka e verës, e cila bëhet në pikniqe, në lokale, dhe kudo. Elbasani është mikëpritës. Kjo festë do të zgjasë gjithë ditën.
Ora News