Një baba ka bërë denoncim në Policinë e Librazhdit pasa vajza e tij është zhdukur. Xh. D., 55 vjeç, banues në Prrenjas ka bërë me dije se vajza e tij Xh. D., 25 vjeçe është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Për pasojë, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e të resë.
“Në Komisariatin e Policisë Librazhd ka kallëzuar shtetasi Xh. D., 55 vjeç, banues në Prrenjas, se i është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja Xh. D., 25 vjeçe. Vijon puna për gjetjen e saj”, njofton Policia.
/a.r