“Na duhet një zonë e përbashkët euro-atlantike të industrive të mbrojtjes”. Është thirrja e shefit të diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba, i cili po merr pjesë në një Samit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.
Ai kërkoi përafrim më të madh të industrive të mbrojtjes ukrainase dhe të NATO-s, në mënyrë që Kievi të sigurojë armatimet e nevojshme për të mundur Rusinë.
Kuleba tha se Bashkimi Evropian kishte dërguar deri më tani 300 mijë, nga 1 milion predhat e premtuara për Ukrainën.
“Duhet të krijojmë një zonë të përbashkët Euro-Atlantike, të industrive të mbrojtjes. Kjo do të mundësojë sigurinë e Ukrainës dhe atë të vendeve të NATO-s. Prej muaj Kievi po angazhohet në përpjekje për të joshur prodhuesit kryesore globalë të armëve të operojnë në Ukrainë, në mënyrë që vendi të diversifikojë mbështetjen e vet tek armët dhe municionet e dhëna nga aleatët.”, tha Dmytro Kuleba, ministri Jashtëm i Ukrainës.
Kuleba hodhi poshtë konstatimet e gazetarëve se lufta ishte në një pikë të vdekur dhe se kundërsulmi Ukraina s’ka dështuar të prodhojë rezultat. Gjatë samitit në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, rikonfirmoi qëndrimin e aleatëve për të qëndruar të palëkundur krah Ukrainës.
“Aleatët kanë siguruar ndihmë të paprecedentë ushtarake, financiare dhe humanitare për Ukrainën, duke mbështetur gjithashtu reformat në rrugën drejt anëtarësimit. Agresioni rus vijon të shkaktojë vuajtje të pamasë, dhe aleatët do të qëndrojnë krah Ukrainës për sigurinë e saj, dhe sigurinë tonë.”, tha Kuleba.
Rusia lëshoi 21 dronë dhe tri raketa lundruese gjatë natës në Ukrainë, por sipas forcave ajrore të Kievit të gjitha u shkatërruan para se të arrinin objektivin.
/a.r