Historiania Nevila Nika tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se dëmi që i është bërë arkivave në Shqipëri është i jashtëzakonshëm për shkak të luftërave dhe dorës së njeriut.
Ajo sollli në vëmendje se si gjatë kryengritjes së Haxhi Qamili u dogjën të gjitha arkivat e Shqipërisë së Mesme.
“Historia shpesh është mitizuar dhe janë lënë krejtësisht në harresë shumë figura, vetëm 10 emra jemi në gjendje të themi menjëherë si në Kosovë edhe në Shqipëri. Dëmi që i është bërë arkivave në Shqipëri është i jashtëzakonshëm për shkak të luftërave dhe dorës sonë. Mjafton të kujtojmë kryengritjen e Haxhi Qamilit që ka djegur të gjitha arkivat e Shqipërisë së Mesme, është e frikshme çfarë ka ndodhur”, tha Nika.
/f.s