Me siguri ju kujtohen momentet e prerjes së tortës gjigande që ishte bërë në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Një nga festimet më të shëmtuara u organizua nga qeveria Berisha me një tortë gjigante, me një sipërfaqe prej 550 metra katrore.
Më shumë sesa torta, ajo që nuk harrohet lehtë nga mendja e secilit është ‘akti barbar’ që i punuan tortës, ku të rinj e të reja, por dhe gra të moshuara nuk ngurruan që të merrnin sa më shumë nga kjo tortë.
Torta dhe therja e deshëve nga Sali Berisha si kryeministër dhe Lulzim Basha si kryebashkiak, ishin mënyra më e ulët për të çnderuar festën më të rëndësishme kombëtare.
Dhe copat e para të kësaj torte u ndanë prej kryeministrit që ishte në atë kohë në detyrë Sali Berisha, Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryetarit të bashkisë Lulzim Basha.
Por menjëherë pas kësaj njerëzit u dyndën drejt tortës duke krijuar një situatë që nuk ishte parë ndonjëherë. Në video e publikuara, të cilat gjenden e sot gjerësisht në rrjet, qytetarët shtynin njëri tjetrin. Kishte qytetarë të cilët kishin marrë qese, ku fusnin brenda tyre copat e tortës.
Torta kishte shijen e shegës, duke simbolizuar bashkim dhe unitet për shqiptarët, ndërsa shqiponja ishte me shije cokollate. Anës torta ishte e zbukuruar me degë ulliri që simbolizonte begatinë dhe paqen. Për ndërtimin e tortës u shpenzuan rreth 100 mijë euro dhe u angazhuan rreth 200 pastiçierë./m.j