Në kuadër të 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, u mbajt për herë të parë në Shqipëri parada kuq e zi me sloganin “Jemi një”.
Në trajtën e një spektakli ngjyrash të traditës dhe trashëgimisë sonë kulturore, ky event synon nxitjen dhe promovimin e bashkëpunimit midis shqiptarëve kudo ku ndodhen, rrjetëzimin e qyteteve shqipfolëse në rajon dhe diasporës shqiptare, inkurajimin dhe promovimin e vlerave kulturore e historike, si dhe promovimin e potencialit turistik nëpërmjet trashëgimisë kulturore.
Por ajo që ra më shumë në sy në këtë paradë, ishte një shqiptar, që ishte veshur si Skënderbeu. Duke krijuar imazhin e heroit tonë kombëtar, ai u shfaq i hipur në një kal, me përkrenare dhe shpatën në brez.
/f.s