Louis van Gaal ka konfirmuar se kapiteni i skuadrës, Wayne Rooney do të mungoj edhe disa javë shkaku i lëndimit Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka refuzuar të jap data për rikthimin e Wayne Rooney-t nga lëndimi.
Kapiteni i skuadrës nga Old Traffrod ka dëmtuar gjurin në mesin e muajit shkurt dhe pritet të mbetet jashtë fushë për dy muaj.
“Wayne ka edhe disa javë për tu shëruar. Ai nuk është i gatshëm. Unë nuk mund të them edhe sa javë do të qëndroj jashtë fushës”, ka thënë Van Gaal, shkruan Express.