Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar për herë të dytë brenda ditës kërkesën e Prokurorisë Speciale për përjashtimin e gjyqtares, Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, të cilët kërkojnë në Apel shuarjen e masave të tyre të sigurisë.
SPAK iu drejtua me disa kërkesa Apelit për përjashtimin e gjyqtares me pretendimin se është në konflikt interesi pasi në vitin 2015, kishte blerë një apartament në bllokun e pallateve ku Malltezi është aksioner.
/a.r