“Unë jam njeri që mbështes 100 për qind SPAK-un”. Kështu tha gazetari dhe analisti i njohur, Milaim Zeka, teksa dha një intervistë për emisionin “Wake Up”, ku komentoi ngjarjet e fundit në lidhje me SPAK.
Sipas Zekës, ata që dyshojnë te SPAK, qoftë gazetarë, qoftë bosët e gazetarisë, qoftë analistë, janë të përfshirë në miliona dallavere.
“Se unë e kam thënë që do presim arrestime edhe të bosëve të mediave. Edhe pronarë mediash, edhe disa moderatorë, duke na përjashtuar mua dhe ty.
“Ja për shembull një koleg i yni në Radio Televizionin Shqiptar, ka paraqitur një projekt atje. E atje dihet që RTSH financohet me paratë e taksapaguesve. Ka marrë si moderator për shembull rrogë javore, pastaj e ka vendosur veten si producent, si organizator. Domethënë ka marrë 4-5 rroga për emisionin e tij.
Ose për shembull kemi miliona shpërdorime në organizimin e Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar. Kur them miliona, miliona. Janë shifra marramendëse.
Kam parë dosje dhe më vjen keq, se është pak e vështirë ndaj kolegëve me i publikuar. Por kam parë dosje hetimore të SPAK-ut, sepse ka ndodhur keqpërdorime milionëshe.
Ish-drejtori i RTSH-së që u fut në burg atje dhe u mbyll ajo çështje, do të rihapen plotësisht. Po flas për RTSH, se këto televizionet private janë çështje krejt tjetër. Unë me paratë e mia bëj çka të dua, çka më teket. Por atje është tmerr”, tha Milaim Zeka./tch