Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj komentoi zhvillimet e fundit politike dhe votimin e buxhetit 2024 mes tensioneve dhe tymit të flakadanëve të ndezur nga deputetët e opozitës në Parlament.
Në gjykimin e saj aksioni opozitar nga disa deputetë që ndjekin Sali Berishën është i dhunshëm.
Ajo madje shkoi më tej duke zbuluar se në një nga seancat plenare, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka kërcënuar me jetë një prej punonjësve të Gardës dhe fëmijët e tij.
Nuk e di a e keni ndjekur sesi flamur Noka kërcënon me jetë një nga anëtarët e Gardës. Kërcënon atë me jetë dhe fëmijët e tij. Punonjës janë goditur dhe janë kërcënuar me jetë në sallën e Kuvendit. Kjo nuk është me Partinë Socialiste, por është me punonjësit. Këto lloj sjelljesh ligji penal i penalizon.”
/f.s