Ushtria dhe buxheti i dedikuar për modernizimin e FSK-së kanë qenë në fokusin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e fundit të qeverisë në Prishtinë.
Duke folur për arritjet në 2/3 e mandatit të tij qeverisës, Kurti vendosi theksin tek ushtria, duke thënë se tashmë Kosova e ka më të fortë se kurrë më parë.
Për ta nxjerrë më në pah transformimin, Kurti tha se “përveç çizmeve në tokë, ushtria jonë ka edhe sy në qiell përmes dronëve Bayraktar”.
“Ushtrinë e kemi më të fortë se kurrë, i kemi ndarë buxhet dyfish më shumë krahasuar me atë që kishte dhe atë po e rrisim çdo vit. Ia shtuam 1852 ushtarë të rinj dhe 600 tjerë i kemi paraparë për vitin e ardhshëm. Ka armatim më shumë sepse investimet i kemi rritur 191%, gati trefishin”, deklaroi Kurti.
Dronët Bayraktar TB-2 janë blerë nga Turqia dhe oficerët kosovarë janë trajnuar nga ato turke për përdorimin e tyre.
“Bayraktar TB2” është zhvilluar nga Selcuk Bayrakar, i cili është shef i teknologjisë në kompaninë e mbrojtjes Baykar dhe më 2016 është martuar me vajzën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Droni mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza. Droni mund të pajiset me katër raketa që mund të shkatërrojnë automjete të blinduara nga disa kilometra distancë. “Bayraktar TB2” është 6,50 metra i gjatë, 12 metra i gjerë dhe peshon 420 kilogramë.
Ndërkohë, deklarata e shefit të ekzekutivit kosovar vjen vetëm pak ditë pas prezantimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, ku Kurti deklaroi se nga 3.3 miliardë euro, 370 milionë janë të dedikuara për portofolat e ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme.
“Do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë ku kemi ndarë 370 milionë euro ose 22% më shumë sesa aktualisht. 153 milionë euro për ministrinë e Mbrojtjes dhe 216 milionë euro për MPB-në. Ushtrisë tonë të cilës ia kemi rritur buxhetin për më shumë se dyfishi që kur kemi ardhur në qeverisje dhe numrin e ushtarëve për më shumë se 2/3 do t’ia shtojmë 600 ushtarë më shumë në vitin e ardhshëm. Policia jonë që ka 850 policë të rinj gjatë qeverisjes sonë, vitin tjetër do t’i ketë edhe 500 rekrutë të tjerë dhe 21.7 milionë euro për investime kapitale ose 9 milionë euro më shumë sesa këtë vit”, tha Kurti një javë më parë në Kuvend.
/a.r
O ty të ka hyrë thellë në bythë, shkopi i Bajrakut, o Albiniq Kurtoviqi, agjent i zbulimit Serb…..