Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ka raportuar në parlament për marrëveshjen për emigrantët që Italia nënshkroi me vendin tonë për kampet e refugjatëve.
Pas kritikave të opozitës, Tajani tha se nuk mund të bëhet krahasim me rastit shqiptar dhe atij të Britanisë së Madhe me Ruandën.
ANTONIO TAJANI
MINISTER I JASHTEM I ITALISE
“Është e rëndësishme të theksohet se ky Protokoll nuk ka krahasim me marrëveshjen midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës. Nuk ka kontraktim të jashtëm në një vend të tretë në menaxhimin e kërkesave për azil. Shqipëria do të anëtarësohet së shpejti në BE dhe është gjithashtu pjesë e Këshillit të Evropës”
Ministri sqaroi se marrëveshja me Shqipërisë është pjesë e rëndësishme e strategjisë së përgjithshme të qeverisë italiane për emigracionin.
“Shqipëria do të japë dy zona pa pagesë: një pikë mbërritjeje në portin e Shëngjinit, dhe një bazë ushtarake në Gjadër rreth 30 kilometra larg portit. Të dy qendrat do të funksionojnë sipas legjislacionit italian, europian dhe ndërkombëtar për këtë çështje. Procedurat do të jenë ato italiane dhe do të kryhen ekskluzivisht nga autoritetet administrative dhe gjyqësore italiane”
Shefi i diplomacisë italiane sqaroi se qeveria po bën gati projektligjin i cili do të votohet nga deputetët.
/f.s