Policia e Kosovës ka dërguar njoftim zyrtar dhe informacione shtesë lidhur me sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës, një pjesë e së cilës i takon edhe zyrës së Presidencës e cila ishte edhe cak i sulmuesve. Sipas policisë, sulmin e kanë kryer disa persona të maskuar.
Policia ka thënë se personat e dyshuar fillimisht ka thyer xhamat me gurë dhe më pastaj kanë tentuar që shishen me koktej molotovi ta fusin brenda objektit, gjë e cila nuk ka ndodhur.
Po ashtu polica ka njoftuar se persona e dyshuar pas sulmit janë larguar me një veturë ngjyrë e bardh në drejtim të rrugës Agim Ramadani.