Në fushatën elektorale, Serbia duket se po synon të ‘godasë’ Kosovën me qëndrimin e tyre se Kosova është Serbi.
Një ndër to ka qenë dhe kryetarja e Partisë Zavetnica, Milica Djurdeviç e cila është shfaqur në Budenstagun gjerman, duke i dhuruar një deputeti të AFD-së një bluzë me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin e Serbisë.
Politikania serbe ka publikuar foton në rrjetin e saj social X me mbishkrimin: “Në Gjermani dhe kudo: Kosova është Serbi! Sot në Berlin në Bundestag pata një takim me presidenten e Alternativës për Gjermaninë. AFD është opsioni kryesor sovranist dhe shtet-ndërtues në Gjermani”.
/a.r