Një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë zyre në Kinën veriore, ju morri jetën të paktën 26 personave, raportojnë mediat shtetërore.
Zjarri në ndërtesën katërkatëshe në qytetin Luliang, provincën Shanxi shpërtheu rreth orës 07:00 me orën lokale, të ditës së enjte.
Nga dhjetëra të evakuuar nga ndërtesa e përbashkët e industrisë së qymyrit Yongju, 63 persona u dërguan në spital. Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë edhe pse zjarri është nën kontroll, sipas mediave shtetërore.
Një video e postuar në platformën kineze të mediave sociale Weibo nga edicioni shtetëror i Beijing Youth Daily tregoi flakë dhe tym të dendur që dilte nga ndërtesa, raporton BBC.
Zjarri shpërtheu në një provincë që është prodhuesi më i madh i qymyrit në vend.
Aksidentet industriale, të cilat mund të rezultojnë në zjarre, ndodhin shpesh në Kinë për shkak të zbatimit të dobët të standardeve të sigurisë.
Në Prill, 29 persona vdiqën në një zjarr në spital në kryeqytetin e Pekinit, duke shkaktuar zemërim publik pasi shumë venë në dyshim mungesën e raportimit për incidentin dhe pse të afërmit e pacientëve nuk u informuan më herët./
/a.r