Kreshnik Çollaku dhe Dashnor Sula patën një përplasje jo vetëm verbale, por edhe fizike në korridoret e Kuvendit. I ftuar në “Studio Live” në Report TV me Arbër Hitajn, deputeti Lefter Gështenja e ka quajtur të panevojshëm sherrin mes kolegëve.
“Një incident mes kolegëve krejt i panevojshëm. U munduam ta qetësojmë situatën por ndodhi.”
Deputeti i Rithemelimit Lefter Gështenja thotë se grupimi që drejtohet nga Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk kërkojnë largimin e përfaqësuesit të PD zyrtare nga komisioni i Reformës Zgjedhore, por të reformatohet ky komision.
“Nuk është çështje emrash, duam që ai komision të reformatohet dhe të bëhet funksional. Grida Duma ish-kolegia jonë nuk është më deputete dhe figuron anëtare e Komisionit. Ngritja e komisioneve hetimore është e drejtë e opozitës. Neni 77 i Kushtetutës e parashikon qartë këtë kërkesë të opozitës, edhe rregullorja, nuk lënë asnjë hapësirë për ekuivok duhet apo nuk duhet. Progres-raporti i KE një nga pikat thotë se ngritja e komisionit hetimor është e drejtë Kushtetuese e opozitës, është tjetër gjë nëse dilet me dy raporte. Janë instrument për të kontrolluar qeverinë”, tha ai.
Nëse mazhoranca nuk reflekton që të miratojë kërkesat e Rithemelimit, Gështenja u shpreh se nuk do të ketë normalitet në Kuvend, por do të vijojnë kaosin.
“Nuk di të them, sepse nuk kemi një program apo project. Nuk do ketë normalitet sipas meje, në seanca dhe komisione për sa kohë kjo maxhorancë nuk lejon opozitën të bëjë detyrën e saj. Nëse maxhoranca nuk na jep një të drejtë përse ne duhet të vazhdojmë në normalitet. Historia e kësaj revolte ka nisur pas rrëzimit të kërkesës për komisionet”.
Gjithashtu, ai fton edhe Lulzim Bashën në tryezat e Berishës dhe Bardhit. “Kemi bërë hapin e parë të një opozite funksionale në Parlament”.
Ai nuk dha një koment për akuzat e Berishës ndaj SPAK, e cila e akuzoi për korrupsion për aferën e ish-kompleksit Partizani. “Po besoj se duhet pyetur vetë zoti Berisha”, shtoi ai.
Ndalur te situata brenda PD, e cila vijon të jetë e ndarë në dy kampe, deputeti u shpreh se kjo situatë duhet të marrë zgjidhje sa më parë.
“Sot Pd ka krizë legjitimiteti. Secila palë thotë jemi PD por asnjëra nga palët nuk është PD. I vetmi institucion sot pas PD mbetet grupi parlamentar i PD. Sot ne kemi këtë situatë që kemi në PD. Unë nuk jam përfaqësues i grupit të këtij apo atij jam përfaqësues i PD. Unë mendoj se do gjejë zgjidhje kjo situatë. Shpresoj që kjo zgjidhje të jetë sa më shpejt por uroj të ketë një zgjidhje.
Procesi gjyqësor që ka nisur për logon vulën e PD do zgjasë, do duhet një zgjidhje. Do duhet një zgjidhje gjithëpërfshirëse. Opozita ka nevojë për zgjidhje. Kjo është arsyeja që kam ngritur zërin dhe kam thënë si e mendoj unë”.
Berisha dhe Basha sipas tij janë provuar, dhe në krye të partisë duhet një lider i ri.
“Të dy të provuar kërkohet ekip i ri, qëllim i ri lider i ri”.
Ndërkaq analisti Alban Daci u shpreh se deputetët e Gazment Bardhjit nuk patën kurajo për të nxjerrë një kryetar.
“Unë mendoj se do ishte e gabueshme nëse PD nuk do përfshihej në një proces hapjeje”.
“ PD dhe Lulzim Basha s’kanë më të ardhme politike. Berisha s’ka të drejtë të hyjë në zgjedhje. Nuk e di nëse do bëjë parti të re. Kështu siç janë nuk kanë asnjë lloj prespektive politike”.
“Deputetët e zotit Bardhi janë deputetë që nuk kanë kryetar dhe nuk patën kurajo të prodhonin një kryetar. Këtë grupimin nuk e kam kuptuar dot. Berisha nuk e di nëse do të bëjë parti të re apo jo. Secili ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e tij politike”./m.j