Është tensionuar më tej në Izrael, ku një tjetër protestë është zhvilluar kundër qeverisë dhe kryeministrit Netanyahu në veçanti.
Qindra protestues, pjesa më e madhe e të cilëve familjarë të pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi, u grumbulluan përpara shtëpisë së kreut të qeverisë në Jeruzalem dhe disa prej tyre tentuan të hynin brenda saj.
Policia reagoi menjëherë duke shpërndarë turmën dhe arrestuar disa nga pjesëmarrësit.
Protesta të ngjashme ka pasur dhe më herët në Izrael, pasi shumë qytetarë fajësojnë qeverinë për pasojat e sulmit të Hamasit në 7 tetor dhe për reagimin e saj të ngadaltë për lirimin e pengjeve.
/a.r
Personalisht netanjahu,eshte nji dhoje si drejtuesi hamisit,kerkon te vrase te pa fajshimit,populli izrajlit eshte i zgjuar te reagojne ne kohe kunder netanjahut.largimi i netanjahut ndalon vrasjet,ato te palestinezve,e ato te izrajlitve.