Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit.
Policia njofton se një makinë me drejtuese qytetaren me iniciale I.G. është përplasur me një ciklomotor me drejtues qytetarin me iniciale F.D., i cili për fat të keq, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Drejtuesja e makinës ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.
/a.r