Egljanta Isufi, e cila dyshohet se është nëna që ka braktisur një foshnje të porsalindur në garazhdin e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë është dërguar për ndihmë mjekësore në spital nga shërbimet e policisë. Mësohet nga policia se 30-vjeçarja akutalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Egljanta Isufi është marrë në pyetje nga policia më herët në lidhje me rrethanat. Ajo u verifikua pas kqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë. Foshnja u gjet e braktisur në një divan në garazhd. I sapolinduri është nën kujdesin intensiv të mjekëve në Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.
Sipas policisë, foshnja u dërgua në Repartin e Terapisë Intensive Neonatale të Maternitetit “Koço Gliozheni”, në gjendje të traumatizuar, të dëmtuar dhe pa shenja jete.
Në momentin që është dërguar në reanimacion, i sapolinduri ishte i mbuluar me gjak e baltë, u konstatua hipotermi e thellë, dërmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit.
Mjekët e intubuan, i bënë masazh kardiak dhe pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete, bradikardi të thellë, reagime të dobëta. Aktualisht po mbahet në intubim pasi është në gjendje të rëndë.
/a.d