Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fatisha” është arrestuar në flagrancë 44-vjeçari me iniciale F.D., banues në lagjen Teqe të Peqinit.
Policia njofton se në fshatin Fatisha është ndaluar për kontroll automjeti që drejtonte 44-vjeçari, të cilit iu gjet me vete, një pistoletë me fishek në fole, e gatshme për qitje. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me makinën që drejtonte 44-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/f.s