Një i ri i armatosur me armë dhe pajisje shpërthyese u gjet i vdekur me një plagë të vetëshkaktuar në një park argëtimi në Kolorado. Mendohet se ai mund të kishte planifikuar një sulm.
Sipas autoriteteve, 20-vjeçari i dyshuar kishte një sasi armësh me vete dhe në trup veshje mbrojtëse, raportoi CNN.
“Jemi me fat që ai nuk përmbushi çfarëdo plani që kishte. Mund të shkaktonte pasoja shkatërruese në komunitet, potencialisht të vriste njerëz”.
Një letër që u gjet shkruante “Nuk jam vrasës. Vetëm doja të shkoja te shpellat”. Autoritetet mendojnë se ka lidhje me të./m.j