Gjatë kontrolleve rutinë të zhvilluara nga Policia Rrugore, 10 persona kanë rënë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose nën efektin e lëndëve narkotike si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Përmes një bilanci javor, forcat blu njoftojnë se janë marrë 11410 masa administrative prej të cilave:
– 616 për shpejtësi mbi normat e lejuara;
– 91 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
– 37 për përdorim të xhamave të errësuar;
– 92 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha;
– 117 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
– 117 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;
– 515 për parakalime të gabuara;
– 9345 për parkime të gabuara.
Gjithashtu në kuadër të mbarëvajtjes së qarkullimit në rrugët e kryeqyteti janë bllokuar gjatë kësaj jave që lamë pas 14 automjete që rezultonin me detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni si dhe verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.
Policia Rrugore bën gjithashtu thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit rrugor, rrespektim të rregulla dhe këmbësorëve.
/f.s