• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Parlamentin po e bllokojmë për të mirën e fëmijëve tuaj, gati për grevë

by Java News
01/11/2023 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i PD-së, Sali Berisha, iu bëri të ditur sot qytetarëve shqiptarë se beteja politike që deputetët e opozitës kanë nisur në Kuvend dhe që vazhdoi edhe sot në komisionet parlamentare, është për të drejtat e qytetarëve, për dinjitetin e qytetarëve shqiptare.

“Atë po mbrojmë ne, nuk mund të rrimë në parlament si rrogëtarë dhe të mos përmbushim misionet për të cilat na keni votuar”, 0 theksoi Berisha para mediave duke dalë nga Kryesia e Kuvendit.

“A nuk presin qytetarët tanë, të dinë pse kryeministri i tyre u mor një orë e gjysmë në aeroportin e Nju Jorkut?! – ngriti pyetjen Berisha. – A nuk presin qytetarët të dinë lidhjen e tij me McGonigal, që ka pranuar çdo fajësi për dosjen shqiptare? Po në dosjen shqiptare kush është protagonist? Është Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza.

A nuk keni dëgjuar ju shumë e shumë biznesmenë që u zhvatën, u ropën nga kjo bandë, nga ky grup i strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën?

A nuk jeni ju dëshmitarë se një kompanie ruse, të përzier, iu hoq licenca për t’iu dhënë Oleg Deripaskës?

A janë këto të domosdoshme që një komb t’i dijë, që një vend t’i dijë?

A nuk kanë të drejtë qytetarët të dinë se kryeministri i një vendi që po varfërohet, që po braktiset, përdor avionin si një taksi me shpenzime shtetërore, e përdor atë për vikende, e përdor si ta kishte si pronë personale?

A ndodh kjo tjetërkund? Ju garantoj se nuk ndodh, se po ndodhi, lihet automatikisht detyra.

Ka ndodhur njëherë që një ministër i një vendi të madh evropian, mori një avion ushtarak dhe shkoi një natë apo dy pushim në Spanjë. U kthye dhe la detyrën sapo u kthye në vendin e tij. Ka rregulla, por për këtë nuk ka asnjë rregull.

Ky sillet si një bandit, e konsideron Shqipërinë si një sulltanat, e konsideron opozitën si armike, që nuk duhet të ekzistojë.

Ndaj dhe unë jam këtu për t’u thënë qytetarëve se kjo betejë është për secilin prej jush, kjo betejë është për fëmijët tuaj, kjo është betejë për ju, për të drejtat tuaja, për dinjitetin tuaj. Atë po mbrojmë ne, nuk mund të rrimë në parlament si rrogëtarë dhe të mos përmbushim misionet për të cilat na keni votuar. Ndaj dhe sot, grupi bllokoi mbledhjen e kryesisë me kërkesën: të plotësohen kërkesat tona kushtetuese.”

/f.s

Next Post
Orientimi drejt arsimit profesional, Manastirliu: Transferim pa burokraci nga gjimnazi në shkollat profesionale

Orientimi drejt arsimit profesional, Manastirliu: Transferim pa burokraci nga gjimnazi në shkollat profesionale

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In