Një telefonuese që beson në magji pretendon se kjo e fundit e ka ndarë nga bashkëshorti. Sipas historisë që ajo ndan me “Shije Shtëpie” në Tv Klan, një mikeshë i ka thënë se do ta ndante nga burri dhe vërtet ashtu ka ndodhur. Telefonuesja thotë se pas dy muajve, ka ardhur divorci mes tyre.
Telefonuesja: Unë mendoj se më ka ndodhur mua fiks. Isha e martuar dhe më thotë një shoqe e imja “ua sa burrë të mirë ke ti, por unë do të ta marr ty”. Si e merr? “E marr unë”, tha, “shihe, për dy muaj ti s’do ta kesh më burrin”. Pse? “Nuk do ta kesh për arsye se ti e mban hundën lart”. Dhe fiks për dy muaj më ka ndodhur mua, kam shkuar, jam ndarë, jam divorcuar dhe sot jam e divorcuar. Është mëse e vërtetë dhe më ka thënë “a doli fjala ime?” dhe më ka dalë.
Katerina Trungu: A nuk mendon se burri mund të ketë bërë diçka që i ka ardhur ky vendim në jetë? Jo nevoja e një magjie, ka ndodhur një keqkuptim mes jush dhe është ndërprerë marrëdhënia?
Telefonuesja: Absolutisht s’është e vërtetë. Më ka thënë që “do të të ndaj” dhe s’ka më tjetër.