Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi e quajti të papranueshme dhunën e deputetit të Rithemelimit Nallbati ndaj deputetit socialist Sina.
Në një prononcim për median jashtë kuvendit Çuçi lajmëroi se do të merren masa me qëllim që të mos përsëriten më skena të tilla.
“Sot ishit dëshmitarë të një skene aspak të pranueshme për një vend si Shqipëria, e cila sot është një shtet demokratik, vend anëtar i NATO-dhe ka hapur negociat me Bashkim Europian.
Ju e patë çfarë skenari kishte përgatitur opozita, them skenar pasi është shumë e qartë që ato kishin ardhur të përgatitur për këtë gjë, pasi nuk ishin regjistruar për të folur.
Ju garantoj se Parlamenti do të vijojë normalisht punimet e saj, do vijojmë të miratojmë projektligjet që janë në të mirë të të gjithë Shqiptarëve”, tha Çuçi./m.j