31-vjeçarja shqiptare Etleva Bodi ka humbur jetën pas 48 orësh “luftë” në spitalit San Paolo në Savona në Itali, duke lënë pas 4 fëmijë.
Bashkëshorti i saj, Selami Bodi tentoi ta mbysë gruan e tij, 31 vjeç, dhe më pas mori urgjencën kur ajo nuk po merrte frymë.
Ditën që ndodhi ngjarja katër fëmijët flinin në dhomat ngjitur me dhomën e gjumit të nënës së tyre. 41-vjeçari Selami Bodi, pas ngjarjes së rëndë u arrestua nga policia.
Sulmi ndodhi pak para mesnatës mes të premtes dhe të shtunës. Katër fëmijët e çiftit, të moshës 5 deri në 11 vjeç, tashmë i janë besuar një të afërmi.
Si ndodhi ngjarja?
Burri dhe gruaja fillojnë të debatojnë për shkak të xhelozisë të 41-vjeçarit. Ajo e lë në dhomën e ndenjes dhe shkon në dhomën e gjumit. Pikërisht këtu 41-vjeçari që e dëgjon duke folur në telefon, hap derën dhe e sulmon. Ai i bërtet asaj dhe më pas e sulmon. Vetëm kur gruaja e tij nuk merr më frymë, ai e lëshon dhe telefonon numrin e urgjencës.
Personeli mjekësor dhe karabinierët mbërrijnë në vend. Mjekët e gjetën shqiptaren të pajetë në dysheme dhe pas 60 minutash në reaminacion ajo filloi të merrte sërish frymë. Efektivët e gjetën burrin, ende pranë gruas, e cila rrëfeu mes lotësh se kishte tentuar të vriste gruan.
Shqiptari nuk ka precedentë penalë dhe nuk ka denoncime nga gruaja e tij për dhunë. Ai vetë pranoi se javët e fundit debatet ishin gjithnjë e më të shpeshta.
burimi: repubblica.it