• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nikë Gjeloshaj jep dorëheqjen si kryetar i komunës së Tuzit. J postet që do mbajë në qeverinë e Malit të Zi

by A R
30/10/2023 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfshirja në qeverinë e Malit te Zi, ka bërë që Nikë Gjeloshaj të japë dorëheqjen si kryetar i komunës së Tuzit

Lajmin e ka konfirmuar ai vetë përmes një statusi në rrjetin social dhe burime për Vizion Plus konfirmojnë se ai do të jetë zv/kryeministri i ri i Malit te Zi dhe ministër Ekonomie.

Shqiptarët në qeverinë e re kanë zv/kryeministrin dhe tre ministri.

Fatmir Gjeka do jetë ministër pakicash dhe Marash Dukaj ministër i Administratës Publike.

Statusi i plotë:

Çdo sfidë ka një fillim dhe një fund, por shërbimi ndaj atyre që të votëbesojnë është një maratonë e cila vijon me më shumë përgjegjësi.

Sfida që mua mu besua nga bashkëqytetarët 55 muaj më parë për t’u shërbyer si kryetar komune, ishte një përgjegjësi e privilegj që i pranova me kënaqësi dhe punova çdo ditë me gjithë energjinë dhe vizionin tim për ta justifikuar besimin e dhënë.

Arrita të bëj aq sa munda edhe pse shumë më shumë do të doja, por mundësitë jo në çdo rast vareshin nga ne.

Jam krenar për sa shumë mundëm të bëjmë sëbashku me skuadrën e jashtëzakonshme e Komunës së Tuzit!

Jam i lumtur që qytetarët e komunës tonë sot kanë më shumë infrastrukturë, më shumë punësim, më shumë zhvillim dhe më shumë vëmendje ndaj çdo problematike që ata kanë.

Të gjithë këto punë të mira që bëmë sëbashku në 55 muaj, e kanë bërë Malësinë më dinjitoze. Dhe ju premtoj që edhe me drejtimin e ri të Komunës tonë, do vijojë e njëjta filozofi pune dhe përkushtimi!

Puna dhe fjala e mbajtur nga ne në këto 55 muaj si drejtues të Komunës së Tuzit, ishin elementë thelbësorë që mundësuan edhe rezultatin historik në zgjedhjet e Qershorit për Forumin Shqiptar, rezultat i cili na ngarkon me më shumë përgjegjësi për të bërë më shumë punë jo vetëm për Tuzin, por për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi.

Unë sigurisht që nuk jam i mjaftuar me punën e bërë në Tuz, sepse e di që ka edhe shumë punë përpara dhe pikërisht për këtë arsye, unë kam vendosur të marr përgjegjësinë që na ngarkuan qytetarët për tu bashkuar në qeveri dhe për të bërë shumë më shumë punë për Tuzin dhe për të gjitha komunat shqiptare dhe shtetin e Malit të Zi.

Ky ishte një vendim i vështirë për mua, sepse emocionalisht Tuzi dhe skuadra e komunës tonë janë shumë të shtrenjta për mua, por, ishte momenti për të parë përtej vetes dhe për të marrë përgjegjësi që tu shërbejmë të gjithë shqiptarëve!

Jam i vetëdijshëm për sfidat që na presin, sepse siç thashë, kjo është një maratonë për të punuar dhe zhvilluar Malësinë dhe shqipëtaret!

Rrugëtimi do të jetë sfidues, por përpjekja ime do të jetë maksimale për t’i qëndruar fjalës së dhënë!

Dhe këtë do ta bëj me mish e me shpirt siç e kam bërë në Komunën e Tuzit.

Nuk mund ta mbyll këtë komunikim me ju pa shprehur disa falenderime shumë të përzemërta.

Falemindërit të gjithë qytetarëve të Tuzit për besimin dhe ndjesë për çdo punë të pakryer, por me besoni që kam bërë më të mirën që kam mundur dhe ditur!

Faleminderit super skuadrës së Komunës për punën dhe përkushtimin!

Pa ju nuk do mund tia dilja!

Faleminderit diasporës për mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Malësisë!

Jeni oksigjeni ynë!

Kjo është thjeshtë një mirupafshim dhe jo një lamtumirë, sepse, punën që kemi nisur do ta vijojmë tanimë me praninë në qeverinë e re!

/a.r

Next Post
Xhufi: Enveri nuk e njihte teorinë marksiste. Ja pse fola për kampin e Tepelenës

Xhufi: Berisha bën azganin se është i rrethuar nga "berishkat", qofshin blu apo rozë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

November 12, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Shqipëria përafron legjislacionin bankar me BE-në, ja çfarë parashikon ligji i ri për institucionet e kreditit

November 12, 2026
Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

November 12, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një shpjegim i thjeshtë pse Berisha sulmon Klodianën

November 12, 2026

Alexander Volkanovski – UFC Featherweight Champion – Title Defenses P4P!

November 12, 2026
Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

November 12, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë, automjeti përplas 78-vjeçaren! Nën hetim drejtuesi, ja si paraqitet gjendja e të moshuarës

November 12, 2026
Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

November 12, 2026
Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

November 12, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE shprehet e shqetësuar për mundësinë e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale në Kosovë: Nevojë për konsultime paraprake!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In