Bota duhet të mbajë një qëndrim kundër dhunës për të shmangur përhapjen e saj dhe të ndërmarrë veprime për të siguruar lirimin e shpejtë të pengjeve të marra nga militantët e Hamasit pas sulmit të tyre të 7 tetorit në Izraelin jugor.
Kjo është thirrja e familjarëve të cilët ende mes shpresës dhe frikës kërkojnë të dashurit e tyre të cilët mbahen nga militantët e Hamasit. Më shumë se gjysma e 229 pengjeve të mbajtura nga grupi palestinez Hamas kanë kombësi të huaj nga 25 vende të ndryshme, duke përfshirë 54 shtetas tajlandezë.
Në mesin e pengjeve janë gjithashtu 15 argjentinas, 12 gjermanë, 12 amerikanë, gjashtë francezë dhe gjashtë rusë. Shumë prej familjarëve ndajnë të njëjtin fat dhe njëzëri kërkojnë lirimin e tyre.
Orit Meir, mamaja e Almog Meir Jan, 21 vjeç është në kërkim të djalit të saj. Ajo shprehet se është e tmerruar nga video që asaj i erdhi në telefon teksa pa militantët e Hamasit që torturonin djalin e saj. Almog Meir Jan ishte në festivalin muzikor Nova kur Hamasi nisi sulmin e tyre vdekjeprurës në Izrael nga Gaza më 7 tetor.
/a.d