Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka thënë para Kuvendit të Kosovës se janë vendosur masa të reciprocitetit ndaj Serbinë në lidhje me tekstet shkollore në gjuhën serbe. Autoritetet serbe i kanë kthyer mbrapsht tekstet shkollore të Kosovës, duke mos lejuar të dërgohen në komunat e banuara me shumicë shqiptare në Luginë të Preshevës.
“Si ministër kam vendosur masat e reciprocitetit me Serbinë, duke kërkuar që asnjë tekst shkollor të mos hyjë në Kosovë”, ka deklaruar Bajrami, ndonëse ka pranuar se një kontingjent i librave sërish ka hyrë në Kosovë nga Serbia, por, siç ka thënë ai, në mënyrë të paligjshme.