Britanikët janë qytetarët më të sinqertë në botë sepse politikanët e tyre janë më pak të korruptuar sesa politikanët e huaj, kanë bërë të ditur psikologët që thonë se sinqeriteti është politika më e mirë.
Studimi i ri ka gjetur se sinqeriteti nuk është tipar universal, por kryeson në etikën e udhëheqësve të Britanisë së Madhe. Nëse zgjedhjet janë të manipuluara apo politikanët janë të hapur për ryshfet, evazion fiskal dhe mashtrim, atëherë kjo sjellje ndikon keq te popullata, raporton The Telegraph.
Akademikët e Universitetit të Nottinghamit kanë testuar sinqeritetin e 2500 njerëzve të rinj, të cilët nuk ishin në dijeni për nivelin e korrupsionit në vendlindjen e tyre, transmeton Koha.net.