Ish-deputeti demokrat Fatbardh Kadilli përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24 ka komentuar akuzën e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kadilli u shpreh se drejtësia është ajo që bën dallimin mes politikanëve të ndershëm dhe atyre që janë të korruptuar, ndërsa shtoi se këta të fundit duhet të shkojnë ” aty ku kanë vendin”, sepse Shqipëria ka mbetur në dorën e pushtetit të Edi Ramës.
Ai u shpreh se Berisha duhet të shkojë në gjykatë dhe të përballet me akuzën, ndërsa u shpreh se uron që ai të dalë i pafajshëm përballë drejtësisë.
“Duhet t’u themi shqiptarëve atë që është. Drejtësia bën dallimin mes politikanit të korruptuar dhe atij që është i ndershëm. Të korruptuarit të shkojnë aty ku kanë vendin sepse kemi mbetur në dorën e Edi Ramës dhe pushtetit të tij.
Si mund të funksionojë drejtësia kur kreu i opozitës që Berisha pretendon se është, e sulmon gjithë ditën drejtësinë. Procesi është ndaj Berishës, jo Partisë Demokratike. Unë uroj të dalë i pafajshëm, por duhet të shkojë në gjykatë”, u shpreh ai mes të tjerash./m.j