• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenca: S’ka asnjë pengesë për futbollistët. S’është kusht provimi i Gjuhës Shqipe për dhënien e shtetësisë

by Java News
26/10/2023 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenca thekson se autoriteti përgjegjës për trajtimin e aplikimeve për rastet e fitimit të shtetësisë për kontribut të veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit është Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme.

Sakaq, në njoftim sqarohet se futbollistët shtetas të huaj, të cilët plotësojnë kriteret ligjore për të veshur fanellën Kuq e Zi, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë pengesë nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Njoftimi:

Pasi u njohëm me artikujt e botuar në disa portale shqiptare, me objekt kushtëzimin e marrjes së shtetësisë shqiptare për sportistët, me pretendimin se u kërkohet provimi i gjuhës shqipe, sqarojmë se informacioni është i pasaktë dhe i pabazuar në fakte apo argumente juridike.

Fitimi i shtetësisë shqiptare për rastet e veçanta, ku bëjnë pjesë edhe sportistët, rregullohet në nenin 9 të ligjit nr. 113/2020 “Për shtetësinë”, ku parashikohen kushtet që duhen përmbushur për fitimin e shtetësisë, të cilat janë:

1. Shtetasi i huaj të ketë mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç;

2.Shtetasi i huaj të mos përbëjë kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të      Republikës së Shqipërisë.

Në ligjin e lartpërmendur dhe VKM-në nr. 205, datë 06.04.2022 “Për përcaktimin e kritereve të procedurave të aplikimit, të rregullave të kryerjes së verifikimeve dhe kontrolleve të nevojshme për fitimin e shtetësisë shqiptare për kontribut të veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit”, i ndryshuar  me VKM-në nr. 478, datë 01.08.2023, nuk kushtëzohet dhënia e shtetësisë me provimin e  gjuhës shqipe, sikurse pretendohet në artikujt e disa portaleve.

Autoriteti përgjegjës për trajtimin e aplikimeve për rastet e fitimit të shtetësisë për kontribut të veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit është Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme. Plotësimi i kritereve ligjore dhe dokumentacionit përkatës verifikohet nga kjo agjenci dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Sportit, e cila vlerëson kontributin e kërkuesve në fushën përkatëse dhe shprehet me vendim të arsyetuar nëse kërkuesi përbën interes për shtetin shqiptar.

Futbollistët shtetas të huaj, të cilët plotësojnë kriteret ligjore për të veshur fanellën Kuq e Zi, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë pengesë nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Provimi i gjuhës shqipe nuk kërkohet dhe nuk është kriter ligjor për dhënien e shtetësise shqiptare.

Dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se, që nga koha e marrjes së detyrës, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare me procedurë të përshpejtuar për 17 futbollistë, të cilët plotësonin kriteret e legjislacionit në fuqi.

Artikujt pa autorë tregojnë në mënyrë të qartë se, në rastin më të mirë, janë shkruar  nga mosnjohës të fushës së ligjit, dhe, në rastin më të keq, me qëllim keqinformimin e opinionit publik./m.j

Next Post
Gazetari Zeka, akuza nga Prishtina: Berisha po përdor shqiptarët e Kosovës për trazirat në Tiranë, e ka bërë dhe në ’97-n

'Minimumi 15 vjet...'/ Zeka: Jo vetëm Berisha, mund të arrestohet e dënohet dhe Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shuhet në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, themeluesi i Akademisë së Shkencave!

Shuhet në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, themeluesi i Akademisë së Shkencave!

October 29, 2026
Sezoni 2024, Ministria e Turizmit: Kemi një rritje me 35% të netqëndrimeve të turistëve të huaj

Përafrimi me BE-në/ Qeveria prezanton ligjin e ri për turizmin, regjistrim i detyrueshëm i qirave afatshkurtra dhe krijim i zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit

October 29, 2026
Meloni u jep italianëve mundësinë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat

Meloni u jep italianëve mundësinë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat

October 29, 2026
Doganat në operacion, zbulohet magazina e kafesë ku bëhej evazion fiskal në Durrës, subjekti gjobitet me rreth 18 milionë lekë!

Doganat në operacion, zbulohet magazina e kafesë ku bëhej evazion fiskal në Durrës, subjekti gjobitet me rreth 18 milionë lekë!

October 29, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Transferimi i Veliajt në Fier dhe pikëpyetjet që mbeten

October 29, 2026
“Zgjedhje të turpshme”, Trump kritikon procesin zgjedhor në Brazil

“Zgjedhje të turpshme”, Trump kritikon procesin zgjedhor në Brazil

October 29, 2026
Skandali i ri, Kina spiunoi shefin e “Nvidia”, presidenti Trump e dinte dhe heshti!

Skandali i ri, Kina spiunoi shefin e “Nvidia”, presidenti Trump e dinte dhe heshti!

October 29, 2026
“Nëse akuzoni, faktojeni!”- Akuzat për trafik armësh, reagon ministri Nufi: Interesi kombëtar nuk mund të bëhet peng i fantazisë televizive!

“Nëse akuzoni, faktojeni!”- Akuzat për trafik armësh, reagon ministri Nufi: Interesi kombëtar nuk mund të bëhet peng i fantazisë televizive!

October 29, 2026
Bisedimet për paqen, Zelenskyy njofton vizitën e ekipit negociator në SHBA -

Sulmi me dron në Dnipro ndaj civilëve, Zelensky kërkon sanksione më të rrepta ndaj Rusisë!

October 29, 2026
Po i arratiseshin Policisë, aksidentohen dy të rinj në autostradën Durrës-Tiranë! Makina përfundon në kanal, po bënin manovra të rrezikshme

Po i arratiseshin Policisë, aksidentohen dy të rinj në autostradën Durrës-Tiranë! Makina përfundon në kanal, po bënin manovra të rrezikshme

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In