Krryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka deklaruar se nuk ndikohet nga miqësia politike e kryeministrit Edi Rama me kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule. Referuar ftesës që Rama i bëri sot Dules për të qëndruar krah koalicionit të majtë, e madje edhe për t’u anëtarësuar në Partinë Socialiste, Idrizi lë të kuptohet se do të ishte pro këtij vendimi nëse Rama e Dule do të mbështesnin çështjen çame.
“Nuk ndikohem nga miqësitë politike të Ramës. Do të mirëprisja që z. Rama dhe Dule të ishin mbështetës dhe miq të zgjidhjes së çështjes së shqiptarëve të Çamërisë”, tha Idrizi në një deklaratë për media.