• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sheshel sfidues ndaj Hagës, djeg flamujt e BE dhe NATO-s në shenjë proteste

by Java News
10/03/2016 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri radikal serb Vojislav Sheshel i vuri flakën flamujve të BE-së dhe NATO-s pasi Gjykata Speciale shtyu seancën dëgjimore për ekstradimin e tij në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, në Hagë për të qenë i pranishëm në marrjen e vendimit në gjyqin e tij për krime lufte më 31 mars.

I shoqëruar nga disa dhjetëra përkrahës dhe anëtarë të partisë, ai tha se ai nuk mund të presë të caktohet seanca tjetër dëgjimore “që t’u shpjegoj atyre arsyet ligjore pse s’mund të ekstradohem në Gjykatën e Hagës”, tha Shesheli.

Ai u përpoq gjithashtu të hynte në gjykatë, por nuk u lejua ta bënte këtë duke qenë se seanca dëgjimore u shty.

Gjykata e Lartë e Beogradit, e cila ndihmon në procesin e ekstradimit sipas Ligjit të Serbisë për Bashkëpunimin me ICTY-në, tha të mërkurën se seanca është shtyrë për shkaqe procedurale.

Para se të mësonte se seanca dëgjimore ishte shtyrë, Shesheli ritheksoi edhe njëherë se ai nuk do të kthehej me dëshirë në Hagë.

“Ata do të duhet të më çojnë vetë atje,” tha ai.

Ai u lejua të rikthehej në Beograd në nëntor të vitit 2014, pasi u lirua përkohësisht nga Gjykata e Hagës për arsye humanitare për t’iu nënshtruar trajtimit nga kanceri.

Pas disa vonesash kontroversiale, vendimi në çështjen kundër tij është caktuar të merret më 31 mars dhe Gjykata e OKB-së i ka kërkuar atij të kthehet në paraburgim në Hagë.

Shesheli ka refuzuar të kthehet vullnetarisht, por autoritetet serbe nuk e kanë arrestuar atë, duke cituar si arsye gjendjen e tij të dobët shëndetësore.

Ministri i Drejtësisë në Serbi, Nikola Selakoviç, tha se ai nuk e di nëse Shesheli do të kthehet në ICTY deri më 31 mars.

“Kjo çështje është në duart e gjykatës së Beogradit dhe në do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas,” tha të mërkurën Selakoviç.

Gjatë protestës së ditës së enjte, Shesheli tha gjithashtu se partia e tij do të bëjë gjithçka që është e mundur që anëtarët e saj, Vjerica Radeta, Jovo Ostojiç dhe Petar Joviç, të dyshuar se kanë kërcënuar dëshmitarë në gjyqin e tij, të mos dërgohen në Gjykatën e Hagës për t’u përballur me akuza për mospërfillje.

Shesheli po gjykohet për krime lufte në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi.

Next Post

Heqja e mandatit të Kokëdhimës, Kuvendi e rikthen në Gjykatën Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In